FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vetëvendosja: Pse hesht Rama për grushtin e shtetit në Kosovë? Kanë folur politikanë nga Gjermani, në Francë e SHBA

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosja në Tiranë, Boiken Abazi, shkruan në “Facebook” se kryeministri Edi Rama e ka për detyrim të merret me frenimin e pandemisë në Shqipëri, po aq sa e ka detyrimin të flasë kundër grushtit të shtetit në Kosovë.

Sipas Abazit, për këtë çështje kanë folur politikanë e diplimatë nga Gjermania, Franca e SHBA, por Rama nuk flet.

“KM Edi Rama e ka për detyrim të merret me frenimin e pandemisë në Shqipëri, po aq sa e ka detyrimin të flasë kundër grushtit të shtetit në Kosovë. Kanë folur politikanë e diplomatë nga Gjermania, Franca e Zvicra, deri në Amerikë, por Rama nuk flet dhe hesht. Hesht sepse i painteresuar? Hesht sepse kështu miraton? Apo hesht sepse nuk dëshiron t’i dëgjohet gëzimi?”, shkruan Abazi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?