Vetëvendosje do zgjedhje në vjeshtë, AAK: Kryeministri po provokon opozitën
Lëvizja Vetëvendosje nuk mori pjesë në takimin e thirrur nga presidentja Vjosa Osmani për zgjedhjet, por qëndrimin e vet lidhur me çështjen nuk hezitoi ta bënte të ditur. Anëtari i kryesisë dhe deputeti i partisë në pushtet, Armend Muja, tha për ”A2 CNN” se Vetëvendosje preferon që zgjedhjet të mbahen gjatë vjeshtës, pra jashtë afatit kushtetues.
Sa i përket pritshmërisën ga zgjedhjet e reja, Muja thotë se janë të bindur se do të sigurojnë më shumë se 50 përqind të votave. Nënkryetari i AAK-së, Palë Lekaj akuzon kryeministrin se që nga pranvera po provokon opozitën për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, por se partia e tij, mbështet zhvillimin e tyre brenda afateve kushtetuese.
Sipas kushtetutës, zgjedhjet e rregullta parlamentare duhet të mbahen përgjatë 4 të dielave në periudhën 26 Janar-16 Shkurt 2025. Opsione të tjera nuk ka, përveçse Kurti të pajtohet me opozitën që qeveria e tij të japë dorëheqjen dhe të organizohen zgjedhjet e parakohëshme për 45 ditë.