Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 12:51 Krisje mes Zidane dhe Mbappe, sulmuesi rrezikon të mungojë ndaj Italisë Atmosferë e tensionuar në kampin e Francës në prag të përballjes me Italinë në San Siro, e vlefshme për UEFA Nations League. Marrëdhënia mes…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Vetëvendosje: Marrëveshja e Uashingtonit shkel Kushtetutën e Kosovës

Kosova E martë, 8 Shtator 2020 17:25
Vetëvendosje: Marrëveshja e Uashingtonit shkel Kushtetutën e Kosovës
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Lëvizja Vetëvendosje e kritikoi marrëveshjen për normalizim ekonomik midis Kosovës dhe Serbisë, të nënshkruar në Uashington, duke thënë se disa nga pikat e saj janë “gabim” dhe “shkelin Kushtetutën e Kosovës”. Marrëveshja u nënshkrua më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë nga kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ndërsa i pranishëm ishte edhe presidenti amerikan, Donald Trump.

Zyrtarë të Vetëvendosjes u ndalen kryesisht në pikën 7 të marrëveshjes, ku Kosova dhe Serbia pajtohen të punojnë me Departamentin amerikan të Energjisë, me qëllim të përdorimit të përbashkët të Liqenit të Ujmanit. Ky liqen është furnizues jetik i ujit dhe energjisë në Kosovë. Pjesa më e madhe e tij, përkatësisht 70 për qind, ndodhet në territorin e Kosovës, ndërsa 30 për qind në territorin e Serbisë. “Për herë të parë, një kryeministër i papërgjegjshëm u pajtua që Ujmani të jetë pjesë e negociatave me Serbinë. Resureset e Kosovës janë të patjetërsueshme. Këtë e përcakton edhe Kushtetuta e Kosovës”, tha Glauk Konjufca, nga Lëvizja Vetëvendosje, në një konferencë për media në Prishtinë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Ai që mendon se mund t’i japë resurse Serbisë, ai e bën një krim të madh”, tha ai. Albulena Haxhiu, po ashtu nga Lëvizja Vetëvendosje, tha se në pikën 7 të marrëveshjes përmendet termi “ndarje” për Liqenin e Ujmanit. “Termi ndarje që është përdorur në këtë marrëveshje ka kuptimin e pjesëmarrjes së Serbisë në pronësinë, kontrollin dhe menaxhimin e një pjese të këtij liqeni”, tha Haxhiu. Sipas saj, kjo pikë e marrëveshjes është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, përkatësisht me nenin dy, paragrafin dy. Konjufca po ashtu tha se marrëveshja e Uashingtonit përmban pika, që, sipas tij, i ka shtyrë përpara presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Përse Qeveria e Kosovës pranon që të pezullohen përpjekjet për anëtarësim në organizata ndërkombëtare? Ky është një lëshim i madh. Neni 17, pika 1 e Kushtetutës së Kosovës thotë se Kosova anëtarësohet në organizata ndërkombëtare. Nënshkrimi i Hotit e shkel Kushtetutën e Kosovës”, tha Konjufca.

Mund t'ju interesojë

Emri i kalon Senatit, kush është i nominuari për Ambasador të SHBA-ve në Kosovë

Emri i kalon Senatit, kush është i nominuari për Ambasador të SHBA-ve në Kosovë

Para 4 orësh
Konsultimet për Ligjin e Speciales dhe rruga e Kosovës drejt Këshillit të Evropës: njohësit paralajmërojnë se besimi politik mbetet pengesa kryesore

Konsultimet për Ligjin e Speciales dhe rruga e Kosovës drejt Këshillit të Evropës: njoh...

Para 15 orësh
REL: A mund ta zhbllokojë debati për Specialen rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Evropës?

REL: A mund ta zhbllokojë debati për Specialen rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Evro...

Para 16 orësh

Në pikën e 15-të të marrëveshjes thuhet se Kosova pajtohet që ta zbatojë një moratorium njëvjeçar mbi kërkesat e saj për anëtarësim të ri në organizata ndërkombëtare. Serbia, në këmbim, do të zbatojë një moratorium njëvjeçar mbi fushatën e saj për çnjohje të Kosovës.

Në një pikë të marrëveshjes, Kosova po ashtu dakordohet t’i bashkohet zonës së mini-Shengenit, një nismë kjo për bashkëpunim ekonomik rajonal, që është shpallur nga Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, në tetor të vitit të kaluar. “Gatishmëria e kryeministrit Hoti që të hyjë në zonën e lirë ekonomike, të propozuar nga Serbia, është po ashtu një gabim i madh”, tha Konjufca, për të shtuar se është “ëndërr e Serbisë për ta hequr kufirin mes Kosovës dhe Serbisë pa e njohur Kosovën”.
Konjufca po ashtu paralajmëroi hapa për mocion për rrëzimin e Qeverisë së Kosovës.

Etiketat e lidhura

Marrëveshja e UashingtonitVetevendosje
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Krisje mes Zidane dhe Mbappe, sulmuesi rrezikon të mungojë ndaj Italisë
Para 7 minutash

Krisje mes Zidane dhe Mbappe, sulmuesi rrezikon të mungojë ndaj Italisë

Arrestimi i Rade Basta: ish-ministri i Ekonomisë së Serbisë dyshohet për dëm prej dhjetëra milionë dinarësh ndaj “Beogradske elektrane”
Para 7 minutash

Arrestimi i Rade Basta: ish-ministri i Ekonomisë së Serbisë dyshohet për dëm prej dhjetëra milionë din...

Alarmi kombëtar për bombë në shkollat italiane, policia nis hetimet
Para 23 minutash

Alarmi kombëtar për bombë në shkollat italiane, policia nis hetimet

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shiten nafta e benzina
Para 30 minutash

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shiten nafta e benzina

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 15 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 15 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 6 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 16 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.