Vetëvendosje nis takimin me LDK, priten ndryshime drastike. Mediat zbulojnë detaje paraprake

Ka nisur pak çaste më parë takimi i tretë i grupeve punuese të LDK-së dhe Vetëvendosjes. Takimi mes dy subjekteve është duke u zhvilluar në selinë kryesore të LDK-së.

Lajmi konfirmohet nga mediat vendase, të cilat shkruajë se qeveria e re e Kosovës do të përbëhet me jo më shumë se 12 ministri. Lideri i vetëvendosjes dhe kryeministri i ardhshëm, Albin Kurti, është shprehur se takimi i grupeve punuese mes dy partive do të ketë si fokus pune çështjet ekonomike.

Sipas rezultateve jo zyrtare, Komisionit Qendror të Zgjedhjeve raporton se Lëvizja Vetëvendosje ka dalë partia e parë në zgjedhjet e 6 tetorit me 25.50 për qind të votave, e ndjekur nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 24.83 për qind.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?