VIDEO/ Rrihet në mes të rrugës gazetari i njohur
Gazetari kosovar, Valon Syla, raportohet se është sulmuar fizikisht ditën e sotme në Prishtinë. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të lagjes “Pejton” në rrugën “Robert Doll”.
Në pamjet e publikuara nga mediat e Kosovës shfaqen momentet kur gazetari Syla goditet me grushte nga një person.
Në një moment Syla provon të largohet me taksi, por agresori nuk e lëshon por vazhdon ta qëllojë me grushte.
Ky sulm fizik ndaj gazetarit Syla vjen pas shkrimeve të tij lidhur me fluksin e madh të mërgatës që kanë ardhur në Kosovë gjatë këtyre ditëve.
“Rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën se një person është sulmuar fizikisht në lagjen Pejton në Prishtinë. Menjëherë në vendngjarje kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe po merren me rastin”, ka thënë zëdhënësja e Policisë Flora Ahmeti lidhur me rastin.