Vijon rritja e shifrave të të infektuarve në Kosovë, 8 persona humbin jetën nga Covid-19
Sërish rritje e numrit të të infektuarve dhe e vdekjeve në 24 orët e fundit në Kosovë. Pas kryerjes së 2.178 testimeve, kanë rezultuar pozitivë 767 persona, ndërsa kanë humbur jetën 8 persona.
Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 4 raste (87, 84, 61 dhe 60 vjeç), Gjilan 2 raste (89, 77 vjeç), Prishtinë 1 rast (74 vjeç), Suharekë 1 rast (70 vjeç).
Ndërkohë që dje u raportuan 733 raste të reja me të infektuar dhe 4 humbje jete.
Numri total i rasteve pozitive është 26.888 raste nga 113.738 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 784 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 186 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 16.685 raste, kurse numri i rasteve aktive është 9.418.