Viktimat e dhunës seksuale, presidentja Osmani: Lufta jonë nuk do të ndalet

”Lufta për drejtësi për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë nuk do të ndalet”,-tha presidentja Vjosa Osmani, në konferencën ndërkombëtare mbi dhunën seksuale në konflikt, e organizuar për 25 vjetorin e qendrës së Kosovës për rehabilitimin e të mbijetuarve të torturës.

“Keni arritur që ta dëshmoni çdo kund në botë që ata që menduan që mund ta çnderojnë Kosovën, në fakt asnjëherë nuk kanë arritur dhe nuk do të arrijnë ta bëjnë një gjë të tillë sepse ju jeni heroinat, ju jeni krenaria dhe ju jeni vet nderi i Kosovës.

Dua t’ju siguroj që mbështetja jonë për ju nuk do të ndalet, do të vazhdojë dhe ne gra e burra të Kosovës që do të luftojmë për këtë kauzë do të jemi më shumë e jo më pak çdo vit që shkon të rritet dhe do të vazhdojë”, tha Osmani. Numri i saktë i grave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë nuk dihet, por përgjatë viteve të pas luftës organizata të ndryshme vendëse e ndërkombëtare kanë thënë se mund të arrijë deri në 20 mijë.

SHKARKO APP