FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vjehrri dhe dhëndri përplasen me armë/ Të shtëna në lokal në Prishtinë

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mbrëmjen e sotme në një lokal në Prishtinë, Kosovë.

Lajmi është bërë me dije nga zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

Sipas saj, një person ka mbetur i plagosur, i cili është dërguar me urgjencë në spital.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, disa medie në Kosovë raportojnë se në konflikt janë përfshirë vjehrri me dhëndrin, por kjo ende nuk është konfirmuar nga ana zyrtare.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Rreth  orës 18:30 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin. Bazuar në të dhënat fillestare, një person është plagosur nga arma e zjarrit. I njëjti është dërguar ne QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka thënë Ahmeti.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?