Vjosa Osmani: Shkëmbimi i territoreve, ide e tmerrshme dhe aventurë e rrezikshme që mund të rikthehet

Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani deklaroi sot në konferencën e përbashkët me Presidentin Ilir Meta se ideja e shkëmbimit të territoreve ishte një projekt i tmerrshëm, i cili mund të rikthehet sërish.

Osmani vlerësoi qëndrimin e presidentit Meta kundër këtij projekti dhe shkoi se mund të vijë koha që kjo ide të risillet sërish në tryezë si shpërblim territorial për Serbinë. Vjosa Osmani tha se Shqipëria dhe Kosova të jenë të bashkuara në këtë drejtim për të kundërshtuar projekte të tilla.

“Çështja tjetër për të cilën e falenderova në rradhë të parë presidentin Meta ishte për qëndrimin e tij të prerë kundër idesë së tmerrshme dhe aventurës së rrezikshme për ndryshim kufijsh. Sado që të mendohet se kjo është një ide e vdekur unë mendoj se pas një kohe mund të rikthehet në tavolinë. Prandaj është i domosdoshëm një zë i fuqishëm edhe në Shqipëri, por edhe në Kosovë që bashkarisht të kundërshtojmë këto ide që më shumë se janë absurde dhe destablizojnë rajonin, thjesht janë një shpërblim me territor për një shtet si Serbia, i cili ka kryer gjenocid”, tha Vjosa Osmani.

SHKARKO APP