Vjosa Osmani: Vonesa në konstituimin e Kuvendit të Kosovës dëmton kredibilitetin e institucioneve

Presidentja Vjosa Osmani, thotë se vonesa në konstituimin e Kuvendit dëmton kredibilitetin e institucioneve dhe përparimin e vendit drejt agjendës euroatlantike. Ajo i ka bërë këto komente pas një takimi me përfaqësues të disa organizatave joqeveritare, më të cilët ka diskutuar për moskonstituimin e Kuvendit dhe ndikimin që ka kjo situatë në funksionimin e institucioneve demokratike dhe në jetën e qytetarëve.

“Presidentja Osmani priti në takim përfaqësues të një grupi të organizatave joqeveritare. Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim përfaqësues të një grupi organizatash joqeveritare aktive në fushën e demokracisë, sundimit të ligjit dhe mbikëqyrjes institucionale.

Në fokus të këtij takimi ishte moskonstituimi i Kuvendit të Kosovës dhe ndikimi që kjo situatë ka në funksionimin e institucioneve demokratike dhe në jetën e qytetarëve. Sipas Presidentes Osmani vonesa në konstituimin e Kuvendit dëmton jo vetëm kredibilitetin e institucioneve, por edhe përparimin e vendit drejt agjendës euroatlantike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në këtë drejtim, Presidentja ripërsëriti përkushtimin e saj për të garantuar funksionalitet institucional dhe për të vepruar në përputhje me Kushtetutën, në interes të qytetarëve të Republikës së Kosovës. Presidentja Osmani u shpreh e gatshme që të vazhdojë të mbetet e hapur për dialog me shoqërinë civile, në funksion të ruajtjes së rendit demokratik dhe forcimit të institucioneve përfaqësuese të vendit”,-shkruan në njoftim presidenca e Kosovës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?