Vjosa Osmani: VV dhe LDK kundër shkëmbimit të territoreve të Kosovës

Kandidatja për kryeministre e Lidhje Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani tha në një intervistë për “Zërin e Amerikës” se koalicioni me lëvizjen Vetëvendosje duhet të bëhet me partneritet në mes të barabartëve dhe se asnjëra palë sipas saj nuk mund të sillet si fitues absolut dhe ta trajtojë palën tjetër si një aksesorë.

Osmani tha se pika e përbashkët me Lëvizjen Vetëvendosje është se janë kundër ndarjes apo shkëmbimit të territoreve dhe për këtë kanë 2 vite që kanë dalë kundër.

Ne dhe Vetëvendosje kemi dalë për dy vite rresht kundër idesë së rrezikshme të ndarjes, apo edhe shkëmbimit të territoreve, ide kjo e vjetër ruso-serbe që për fat të keq kohët e fundit kishte gjetur aleatë edhe në Ksosovë. Ide të tilla që kontestojnë kufijtë e Kosovës ne në asnjë mënyrë nuk do të lejojmë që të jenë pjesë e dialogut”, tha Vjosa Osmani.

“Marrëveshja Kosovë-Serbi nuk arrihet në mars të 2020”

Kryetarja e LDK-së thotë se marsi i vitit 2020 nuk parashikon arritjen e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë, por marrëveshje për çështje specifike.

Sipas saj pranvera e vitit 2020 nuk është kërkuar nga aleatët perëndimorë për arritjen e marrëveshjes përfundimtare, por për të sjellë të dyja palët Kosovë-Serbi, sërish në tavolinë dhe për të rifilluar negociatat.

Unë nuk besoj se marrëveshja finale në rrethanat aktuale mund të arrihet deri në marsin e viti 2020, por shoh që mund të arrihen marrëveshje për çështje specifike të temave më teknike, edhe pse ato kanë ndikim në marrëveshjen finale. Dialogu deri në mars të viti 2020 mund të trajtojë çështjen e zbatimit të marrëveshjeve ekzistuese, mund të trajtojë çështje që kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomik, me eliminimin  e barrierave të lëvizjes së lirë, çështjet tregtare. Mirëpo marrëveshja finale kërkon më shumë kohë dhe përkushtim dhe pranim të realitetit nga ana e Serbisë që nuk ekziston për momentin”, tha Osmani.

SHKARKO APP