Vjosa Osmani zgjidhet Kryetare e Kuvendit të Kosovës
Vjosa Osmani nga Lidhja Demokratike e Kosovës është zgjedhur kryetare e Kuvendit të Kosovës.
Osmani ishte nominuar nga partia e saj si kandidate për kryeministre në zgjedhjet e 6 tetorit, të mbajtura vitin e kaluar.
Pas votimi Osmani tha se ndihej e nderuar që do të udhëheq Kuvendin e Kuvendit, ndërsa ka falëndëruar të gjithë për rrugëtimin prej zgjedhjeve e deri në formimin e institucioneve. “Është nder shumë i madh që sot me besimin tuaj të zgjedhem që ta drejtojë Kuvendin e Kosovës për katër vitet e ardhshme”, ka thënë Osmani.
“Falëndëojë qytetarët e Kosovës, që asnjëherë nuk rreshti së besuar që vota e tij do ta sjellë ndryshimin”, ka shtuar ajo.
https://arkiva.kohajone.com/miratohet-qeveria-e-re-albin-kurti-zyrtarisht-kryeminister-i-kosoves/