FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

VOA: Kryeministri Kurti kërcënohet. Eshtë paguar një shumë parash për vrasjen e tij

Masa të shtuara të sigurisë janë parë të mërkurën mbrëma përreth shtëpisë së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Një zëdhënës i qeverisë tha se kryeministri Kurti është kërcënuar dhe për këtë arsye, “si masë e kujdesit të shtuar, është rritur edhe niveli i tij i sigurisë. Institucionet e hetuesisë dhe sigurisë tashmë janë duke bërë punën e tyre. Ato bëjnë vlerësimet e nevojshme dhe ndërmarrin masat përkatëse”, tha ai, por pa dhënë më shumë hollësi rreth natyrës së kërcënimit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
Policia nuk komentoi zhvillimet ndërsa mediet vendase thanë se kërcënimi është bërë në rrjetet sociale nga një llogari e paqartë në të cilën “është premtuar një shumë parash për siç thuhet, “vrasjen e kryeministrit Kurti”./VOA/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?