Vrasja e 5-fishtë tronditi shqiptarët, kush janë dy vëllezërit që u ekzekutuan nga motra police
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Kosovë ku një police qëlloi për vdekje 4 anëtarë të familjes, prindërit dhe dy vëllezërit e më pas kreu vetëvrasje.
Ngjarja e rëndë ndodhi këtë të martë, rreth orës 13.00 në lagjen “Bujanina” të Gjilanit, Kosovë.
Ish- zyrtarja e policisë Valdete Bllaca, 45 vjece dyshohet të ketë patur një konflikt me familjarën, prandaj shkrepi armën ndaj tyre.
Viktimat janë identifikuar si: Zeqir Bllaca, babai, Hanife Bllaca, nëna dhe dy vëllezërit Fisnik e Blerim Bllaca (të cilët i shihni në fotogalerinë më sipër).
Pasi qëlloi familjarët, thuhet se autorja përjetoi traumë psikologjike dhe vrau veten.
Policia ka thënë se prej disa kohësh Valdetja ishte shkarkuar nga puna dhe arma i ishte konfiskuar, ndërkohë që ajo kishte arritur që ta vidhte atë dhe me të ka kryer krimit.
Motivet e krimit tronditës nuk dihen ende, ndërkohë që hetimet janë në vijim.