
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka dhënë dorëheqjen.
Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Albin Kurti, i cili ka konfirmuar se e ka pranuar kërkesën e Hoxhës dhe ka marrë vendim për lirimin e tij nga kjo pozitë.
Ndërkohë, pas propozimit të ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në përputhje me procedurat ligjore, në pozitën e ushtruesit të detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë është caktuar Fehmi Hoti.
Qeveria e Kosovës ka shprehur mirënjohje për Gazmend Hoxhën, duke vlerësuar punën dhe kontributin e tij gjatë kohës sa ishte në krye të Policisë së Kosovës.
Dorëheqja e drejtorit të Policisë së Kosovës dyshohet se ka lidhje me vrasjen e Arlinda Zekajt. Kjo e fundit u vra nga ish-kunati, edhe pse kishte kërkuar mbrojtje nga efektivët.