Vuçiç merr leje nga qeveria për ta vizituar Kosovën

Qeveria e Kosovës i ka dhënë leje presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, që ta vizitojë Kosovën gjatë fundjavës së ardhshme. Këtë e ka konfirmuar për KTV-në, Jetlir Zyberaj, këshilltar i zv/kryeministrit dhe ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacolli.

“Sipas kërkesës, që është parashtruar nga Presidenti i Serbisë ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës për vizitë në Kosovë, ne i kemi dhënë leje për këtë vizitë dhe presim që ai të sillet mirë dhe të respektojë rregullat e lejes gjatë qëndrimit në Republikën e Kosovës”,-ka thënë Jetlir Zyberaj, shef i Kabinetit dhe Këshilltar i Lartë i zv/kryeministrit dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli.

Presidenti serb Vuçiç ka lajmëruar dje se do të vizitojë Kosovën për dy ditë me radhë, të shtunën dhe të dielën e ardhshme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?