FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vuçiç: Nuk i besoj Kosovës për formimin e Asociacionit të Komunave

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka reaguar pas zbatimit të marrëveshjes për targat të arritur ndërmjet Kosovës dhe shtetit që udhëheq ai.

Vuçiç, ndër të tjera, siç raportojnë mediet serbe, ka folur edhe për Asociacionin e Komunave me kompetenca ekzekutive ku ka deklaruar se nuk i beson Kosovës në zbatimin e saj.

“Nuk besoj se do e pranojnë Asociacionin. Nuk u besoj në asgjë sepse e di me kë kemi punë. Kurti ka thënë se Kosova e ka një problem të madh, që tashmë ka emër e mbiemër (Aleksandar Vuçiç)”, ka thënë ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nuk ka asnjë marrëveshje të lehtë për ne. S’ka asgjë të lehtë në Kosovë. Më 2008, ata shpallën pavarësinë dhe ajo njihet nga 90 për qind e shteteve të fuqishme. Që nga ajo kohë, mezi po e mbajmë hundën mbi ujë”, është shprehur ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?