Vuçiç për ‘Pavarësinë e Kosovës’: “Unë e kam thënë një mijë herë që nuk do ta bëj”

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se qëllimi i ndërkombëtarve është ta detyrojë Serbinë të njohë pavarësinë e Kosovës.

Megjithatë ai theksoi sërish se Beogradi nuk do të pajtohet me këtë, ndërsa shtoi se Serbia vazhdimisht përballet sipas tij me standarde të dyfishta dhe sjellje të pamatura.

I pyetur nëse do të nënshkruante njohjen e Kosovës, Vuçiç u përgjigj se nuk do ta bënte kurrë dhe tha se këtë e kishte thënë disa herë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Unë e kam thënë një mijë herë që nuk do ta bëj. Këtë e thashë në fytyrën e Scholz, Macron dhe Melonit. Të pranishëm ishin edhe Charles Michel, Borrell dhe Lajcak. E thashë para gjashtë prej tyre”, tha Vuçiç.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?