Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 21 Tetor 2026, 22:59 Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën Champions League ka dhuruar emocione dhe gola në ndeshjet e mbrëmjes, me Real Madridin që triumfoi 4-1 ndaj Leipzigut, ndërsa Bayern Munich dhe Arsenali…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta e studentëve
  • Dialogu me Ramën
  • Policët dhe protestuesit
  • Capital T
  • Champions League
  • Ndryshime në qeveri
  • Shpërblimi i policëve
  • BE dhe Ballkani
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta e studentëve
  • Dialogu me Ramën
  • Policët dhe protestuesit
  • Capital T
  • Champions League
  • Ndryshime në qeveri
  • Shpërblimi i policëve
  • BE dhe Ballkani
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Vuçiç: Perëndimi po propozon “kornizë të re” për dialogun Kosovë-Serbi

Bota E shtunë, 10 Shtator 2022 16:19
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka bërë të ditur se diplomatët evropianë kanë propozuar “kornizë të re” për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian në Bruksel.

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

Ai i ka bërë këto deklarata të shtunën, pas takimit që ka pasur me Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Serbisë.

Mund t'ju interesojë

Rusi-Ukrainë-SHBA, Putin pranon rifillimin e negociatave trepalëshe

Rusi-Ukrainë-SHBA, Putin pranon rifillimin e negociatave trepalëshe

Para 7 orësh
Macron del kundër liderëve të huaj: Të papranueshme komentet për trazirat në Francë

Macron del kundër liderëve të huaj: Të papranueshme komentet për trazirat në Francë

Para 9 orësh
Zbulohet kandidatja për të qenë kryetare e PDK-së

Zbulohet kandidatja për të qenë kryetare e PDK-së

Para 10 orësh

Një ditë më herët, Vuçiç ka pritur në Beograd të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, dhe këshilltarët e sapoemëruar të Gjermanisë dhe Francës për këtë dialog, Jenns Plettner dhe Emmanuel Beaune.

Swiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Sipas tyre [diplomatëve evropianë], dialogu duhet të rezultojë me zgjidhje të menjëhershme dhe përfundimtare, siç thonë ata, të problemeve, me të cilat po përballemi dhe të të gjitha çështjeve të pazgjidhura”, ka thënë Vuçiç më 10 shtator.

Ai ka shtuar se diplomatët evropianë kanë theksuar se e kanë edhe mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për diçka të tillë.

“Marrëveshja do të nënkuptonte – nuk mund të them njohje të Kosovës – mirëpo do të ishte njohje të gjithçkaje që ata mendojnë se është realitet’, ka thënë Vuçiç.

Sipas tij, përfaqësuesit evropianë kanë treguar se pozicioni i Perëndimit është se Evropa nuk ka nevojë për konflikte të reja, andaj është shumë e rëndësishme që të gjendet një zgjidhje sa më shpejt që është e mundur.

Vuçiç ka thënë se në takim me diplomatët evropianë ka përsëritur se Serbia nuk do ta njohë Kosovën, por se është e gatshme për zgjidhje kompromisi. Ai nuk ka dhënë detaje se çfarë nënkupton me zgjidhje kompromisi.

Duke folur pas takimit me Këshillin e Sigurisë Kombëtare, Vuçiç, po ashtu ka thënë se fuqitë e mëdha perëndimore, plus Turqia, besojnë se zgjidhja e mundshme e çështjes së Kosovës përmes pavarësisë së saj, do t’i jepte përgjigje edhe presidentit rus, Vladimir Putin në lidhje me Krimenë.

“Pas kësaj, ata do të thoshin: Nëse Krimeja dhe Ukraina arrijnë marrëveshje, atëherë mundet, por pa të nuk është e mundur. Pra, ne jemi bërë dëm kolateral i konflikteve të mëdha dhe sjelljes së tyre joparimore nga e kaluara”, ka thënë Vuçiç.

Sipas tij, diplomatët evropianë kanë thënë po ashtu se presidenti Putin “e ka ngritur perden dhe se u mbetet vendeve të deklarojnë se në cilën anë duan të jenë”.

Serbia është i vetmi vend në Ballkan që nuk i ka vënë sanksione Rusisë, për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Tre diplomatët evropianë kanë qëndruar më 9 shtator edhe në Kosovë, ku kanë takuar kryeminisrin Albin Kurti.

Me ndërmjetësimin e BE-së, Kosova dhe Serbia janë në negociata për normalizimin e marrëdhënieve qysh në vitin 2011. Ato kanë arritur dhjetëra marrëveshje, por zbatimi i tyre në terren ka ngecur.

Më 4 shtator, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, dhe kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, kanë emëruar këshilltarët e tyre për të ndihmuar këtë dialog.

Në një letër dërguar Kurtit dhe Vuçiçit po atë ditë, Macron dhe Scholz kanë thënë se normalizimi i marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë është thelbësor për Ballkanin Perëndimor.

Ata, po ashtu, u kanë bërë thirrje liderëve të Kosovës dhe Serbisë që të tregojnë vendosmëri dhe gatishmëri maksimale për të ndërmarrë vendime të vështira, të cilat, sipas tyre, do të çonin drejt normalizimit të marrëdhënieve.

Kosova thotë se dialogu duhet të përfundojë me njohje reciproke; Serbia kundërshton.

Kosova ka shpallur pavarësinë në vitin 2008, nëntë vjet pas përfundimit të luftës së iniciuar nga regjimi i atëhershëm serb.

Pavarësia e Kosovës është njohur nga 117 shtete të botës.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka konstatuar në vitin 2010 se pavarësia e saj “nuk bie ndesh me ligjin ndërkombëtar”./REL

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën
Para 5 orësh

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut
Para 5 orësh

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik
Para 6 orësh

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë
Para 6 orësh

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 10 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2
Para 9 orësh

3 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 8 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

4 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 10 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.