FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vuçiç: Policët e Kosovës janë terroristë! Me çfarë akti ndërkombëtar i armatosën turqit?

Placeholder Image

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka reaguar në lidhje me tensionet në Veri ku deklaron se policët e Kosovës janë terroristë.

Duke komentuar vendimin e qeverisë së Kosovës e cila shpalli terroriste organizatat “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut”, presidenti Vuçiç mori shembullin sikur Serbia t’i shpallte terroriste policinë e saj, atëherë Perëndimi do të kërkonte menjëherë sanksione.

“Ata janë në fakt terroristë, ashtu si FSK-ja. Më thoni, ju lutem, sipas cilit akt ndërkombëtar mund të ekzistojnë, pasi NATO thotë se bazohet në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Me çfarë akti i armatosni ju turqit dhe të tjerët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me çfarë të drejte ekzistojnë. Atyre nuk u intereson shumë, ju e dini se çfarë thonë gjermanët, amerikanët dhe të tjerët  ‘epo sipas të drejtës sonë, të drejtës së më të fortëve, ju jeni një Serbi e vogël që të mund të kërkoni të drejtën’. Kështu thonë ata. Çfarë të më thonë, kur nuk shkruhet askund”, tha Vuçiç.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?