Vuçic: “Të gjithë po përgatiten për luftë”, akuza dhe tensione për situatën në Ballkan

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi të premten se “të gjithë po përgatiten për luftë” dhe se Kosova po përdor “kohën para luftës” për të fituar mbështetje nga shumica e shteteve evropiane dhe vendet anëtare të NATO-s në favor të Prishtinës.

Këto komente ai i bëri gjatë një prononcimi pas një pyetjeje për thirrjen e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, drejtuar Evropës për të ndaluar “taktikat agresive dhe destabilizuese” të Serbisë ndaj fqinjëve të saj. Në kontekstin e Samitit të Komunitetit Politik Evropian (EPC) në Kopenhagë, Vuçiq paralajmëroi se “bota po bëhet gjithnjë e më e vështirë” dhe shprehu shqetësimin se po afrohet një konflikt i madh.
“E dimë se do të ketë luftë, dhe do të ketë, po e them me përgjegjësi, sepse shoh se si po përgatiten të gjithë. Askush nuk po përgatitet për bisedime, po shikojnë se kush do të jetë në anën e kujt. Ata po bëjnë llogore dhe po presin fillimin,” deklaroi Vuçiq.

Swiss Digital Desktop Reklama

Megjithatë, presidenti serb nuk ofroi prova për pretendimet e tij, duke shtuar se Serbia do të bëjë çmos për t’u përjashtuar nga një konflikt i tillë.Në anën tjetër, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në fillim të samitit në Danimarkë, i cilësoi Rusinë një kërcënim për Evropën, ndërsa Serbinë e përmendi si kërcënim për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor, duke e akuzuar Beogradin për kopjimin e veprimeve të Moskës.
Osmani i bëri thirrje Bashkimit Evropian që “të mos shpërblejë” Serbinë dhe paralajmëroi se pa ndikim perëndimor në rajon, “forcat malinje të ‘Trekëndëshit të Ligësisë’ – Rusia, Kina dhe Irani – do të ndërhyjnë jo për bamirësi, por për interesa strategjike dashakeqe”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ajo gjithashtu theksoi rëndësinë e përparimit të procesit të zgjerimit të BE-së me Ballkanin Perëndimor, duke nënvizuar nevojën që vendet e rajonit që plotësojnë kriteret dhe respektojnë vlerat evropiane të vazhdojnë rrugën e tyre drejt anëtarësimit.

Gjatë një vizite në Shtetet e Bashkuara javën e kaluar, Osmani theksoi edhe një herë se Beogradi përbën një kërcënim të vazhdueshëm për Kosovën. Muajt e fundit, presidenti Trump ka deklaruar disa herë se ka ndihmuar në frenimin e përshkallëzimit mes Kosovës dhe Serbisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?