FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zarfet me vota nuk kanë sindrome infektive

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik dhe Klinika Infektive në Prishtinë, kanë përjashtuar mundësitë e ndonjë sëmundjeje ngjitëse për 12 personat të cilët janë shtruar të dielën në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, pasi janë përballur me një reaksion teksa kanë qenë duke verifikuar zarfet me vota të ardhura nga Serbia në Kosovë.

Pas rezultateve të analizave, të cilat janë bërë publike pas 48 orëve, ushtruesja e detyrës së Drejtoreshës së kësaj Klinike, Linda Ajazaj-Berisha, tha se rezultatet e analizave nuk kanë treguar ndonjë sëmundje infektive. “Prej rezultateve të cilat i kemi marrë është konfirmuar që nuk ka sindromë infektive”. Të 12 punonjësit e Komisionit Qendror Zgjedhor janë shtruar në spital pasi në duart dhe fytyrën e tyre, janë shfaqur shenja të një lloj alergjie.

Autoritetet e sistemit të drejtësisë në Kosovë janë në kërkim të një laboratori në një shtet të huaj, që do të mund të hetonte substancën eventuale në zarfet me vota, të cilat kanë qenë duke numëruar zyrtarët e KQZ-së. Aktualisht numërimi i votave të ardhura nga Serbia është pezulluar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?