Zëvendëskryeministri i Kosovës vizitë zyrtare në Francë/ Kosova po dëshmon avancim në agjendën evropiane

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka filluar vizitën zyrtare në Francë me përfaqësues diplomatikë të disa prej shteteve anëtare në Francë, të cilëve iu tha se Kosova po performon pozitivisht pavarësisht barrierave e pengesave me të cilat është përballur.
Në takim ishte prezent ambasadori i Republikës së Çekisë, Michal Fleischmann, zëvendësshefi i misionit të Polonisë dhe ai i Italisë, Wieslaw Tarka e Antonio Cascio dhe i ngarkuari me punë i Bullgarisë, Emil Kazakov.

“Ai zhvilloi një bisedë të frytshme me përfaqësuesit diplomatikë të këtyre shteteve, të cilët fillimisht i falënderoi për mbështetjen e shteteve të tyre ndaj Republikës së Kosovës. Zëvendëskryeministri Bislimi i informoi ata për hapat tanë në zhvillim ekonomik e integrim evropian, si dhe mbi procesin e dialogut dhe situatën aktuale, përfshirë sulmin terrorist e aktin e agresionit të 24 shtatorit të sponsorizuar e mbështetur nga Serbia. U theksua se Kosova po performon pozitivisht në indikatorë të ndryshëm përtej barrierave e pengesave me të cilat vendi ynë është përballur”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.

Bislimi, sipas njoftimit, shtoi se në vazhdimësi po dëshmojmë vullnetin dhe angazhimin e Kosovës në avancimin e agjendës evropiane.

Vizita e Bislimit në Francë vjen pak ditë pasi presidenti Emmanuel Macron kërcënoi Kosovën me liberalizimin e vizave pasi sipas tij “liderët kosovarë nuk po e mbajnë fjalën”

SHKARKO APP