Zgjedhjet e 28 dhjetorit, Lumbardh Salihu në Viti: LDK me vizion për një Kosovë me shpresë

Kandidati për deputet në zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumbardh Salihu ka vlerësuar lart takimin me qytetarët e Komunës së Vitisë, duke e cilësuar atë si një emocion të veçantë dhe të papërshkrueshëm.

Salihu theksoi se para qytetarëve të Vitisë, së bashku me kryeministrin e ardhshëm të Kosovës dhe kandidatët për deputetë nga kjo komunë, u shpalos programi dhe vizioni i LDK-së për një Kosovë me shpresë.

Ai nënvizoi rëndësinë e komunikimit të drejtpërdrejtë me qytetarët dhe prezantimit të ideve që synojnë zhvillim, mirëqenie dhe stabilitet për vendin, duke ritheksuar përkushtimin e LDK-së për të ardhmen e Kosovës.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Është emocion i papërshkruar të jesh para qytetarëve të dashur të Vitisë bashkë me Kryeministrin e ardhshëm të Kosovës dhe kandidatët për deputet të Komunës së Vitisë, duke shpalosur programin dhe visionin e LDK-së për nje Kosovë me shpresë”,-shkruan fituesi i BBVK2.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?