Zgjedhjet e parakohshme, Osmani takon krerët e partive për datën. Kurti bën bojkot
Ka nisur takimi i presidentes Vjosa Osmani me partitë politike, pak orë pasi shpërndahu Kuvendin dhe shpalli zgjedhjet e reja në Kosovë. Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, kryeministri Albin Kurti, nuk është i pranishëm në takim, ku në fokus të diskutimeve është data e zgjedhjeve.
Të pranishëm në takim nuk janë as partitë e vogla që janë në koalicion me Vetëvendosjen. Pozitivisht ftesës i janë përgjigjur Bedri Hamza, kryetar i PDK, Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK, Ramush Haradinaj, kryetar i AAK dhe partitë e tjera opozitare të vogla.
LVV do të dërgojë në kushtetuese dekretin e presidentes Osmani për shpërndarjen e Parlamentit. Arbërie Nagavci, shefe e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, e cilësoi si akt të paprecedentë veprimin e Osmanit për shpërndarjen e Parlamentit, duke u shprehur se është cenuar rendi kushtetues.
KOHA JONË SONDAZH

