Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 5 Nëntor 2026, 23:11 Europa League/ Juventus fiton në transfertën delikate ndaj Alkmaar, por vuan në fund Juventusi merr një fitore të rëndësishme në transfertë ndaj AZ Alkmaar, duke triumfuar me rezultatin 2-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e katërt…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj dhe SPAK
  • Trenat Tiranë-Durrës
  • Skenari i PD-së
  • Ben Blush
  • Shtëpia e Bardhë
  • Opozita në Tiranë
  • Pilo dhe Mbappe
  • Integrimi në BE
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj dhe SPAK
  • Trenat Tiranë-Durrës
  • Skenari i PD-së
  • Ben Blush
  • Shtëpia e Bardhë
  • Opozita në Tiranë
  • Pilo dhe Mbappe
  • Integrimi në BE
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Zgjedhjet në Kosovë, KQZ: Rezultatet përfundimtare më 26 qershor, certifikimi i tyre më 6 korrik

Kosova E hënë, 8 Qershor 2026 20:57
Zgjedhjet në Kosovë, KQZ: Rezultatet përfundimtare më 26 qershor, certifikimi i tyre më 6 korrik
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) planifikon që rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të së dielës t’i shpallë më 26 qershor, ndërkaq certifikimin e tyre ta bëjë deri më 6 korrik. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, në një konferencë të mbajtur pasditen e 8 qershorit, tha se këto dy data janë vetëm planifikime nga ana e institucionit, pasi shpallja e rezultateve dhe certifikimi i tyre, ndër tjera, varet edhe nga ankesat që mund të ushtrojnë palët për procesin.

“Krejt kjo varet nga ecuria e aktiviteteve, dinamika e aktiviteteve që zhvillohen në këto qendra [Qendrat komunale të Numërimit]. Gjithashtu, mes shpalljes së rezultateve përfundimtare dhe certifikimit ka një proces ankimor, i cili duhet të zhvillohet në institucione të ndryshme siç është PZAP-ja [Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtres] dhe Gjykata Supreme”, tha ai. Elezi njoftoi se, nga 38 komunat, numërimi i votave të kandidatëve për deputetë paraditen e së hënës ka nisur në 15 sosh: Leposaviq, Novobërdë, Obiliq, Shtime, Shtërpcë, Zubin Potok, Zveçan, Junik, Mamushë, Hani i Elezit, Graçanicë, Ranillug, Partesh, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Ndërkaq, pasdite aktivitetet do të fillojnë në Qendrat Komunale të 23 komunave të tjera”, shtoi ai. Sipas zëdhënësit të KQZ-së, numërimi i votave të kandidatëve për deputetë pritet të përmbyllet brenda disa ditësh. Deri më tani, numërimi i votave të rregullta është përmbyllur – pasi ai bëhet në klasa menjëherë pas mbylljes së vendvotimeve – brenda disa orësh pas përfundimit të votimit. Tani, KQZ-ja bën verifikimin e votave për partitë, paralelisht me numrin e votave për kandidatët. Ndërkaq, pritet po ashtu që të numërohen votat me kusht, të personave me nevoja të veçanta dhe të diasporës – ato nga përfaqësitë diplomatike dhe me postë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Sipas të dhënave të KQZ-së, për të votuar përmes postës ishin regjistruar 104 mijë e 480 votues, derisa në 30 përfaqësitë diplomatike të Kosovë kanë votuar 22 mijë e 414 nga 27 mijë e 724 shtetas të Kosovës që jetojnë jashtë vendit. Por, derisa numri i atyre që votuan në përfaqësitë diplomatike dihet, për votuesit që zgjodhën ta dërgojnë votën me postë, zëdhënësi i KQZ-së tha se duhet të pritet verifikimi i zarfeve që kanë mbërritur në Kosovës nga jashtë.

Mund t'ju interesojë

Mesazhi i Thaçit nga Haga: Dua t’ju shtrëngoj dorën secilit nga ju, do dal me çdo qelizë time të pastër si loti

Mesazhi i Thaçit nga Haga: Dua t’ju shtrëngoj dorën secilit nga ju, do dal me çdo qeliz...

Para 8 orësh
Pas dënimit me 81 vjet burgim, Apeli mbetet shpresa për ish-krerët e UÇK-së

Pas dënimit me 81 vjet burgim, Apeli mbetet shpresa për ish-krerët e UÇK-së

Para 12 orësh
Komisioni Evropian: 35 raste sulmesh ndaj gazetarëve në Kosovë, kritikohet gjuha e ashpër e Kurtit ndaj mediave

Komisioni Evropian: 35 raste sulmesh ndaj gazetarëve në Kosovë, kritikohet gjuha e ashp...

Para 16 orësh

Sipas Elezit, ende nuk janë pranuar të gjitha pakot andaj edhe nuk kanë të dhëna përfundimtare për numrin e fletëvotimeve. Ai tha se, pas tërheqjes së fletëvotimeve nga votimi me postë, do të verifikohet nëse ato janë dërguar nga votuesit e regjistruar. “Para fillimit të numërimit të fletëvotimeve nga këto lloje të votimit, KQZ-ja do të bëjë skanimin e listave të votuesve, të cilat janë përdorur në vendvotime. Ky skanim e ndihmon KQZ që të verifikojë nëse ka ndonjë rast të votimit të dyfishtë”. Elezi bëri të ditur po ashtu se nga 52 vendvotime me kusht në 38 komuna të vendit, në përgjithësi janë evidentuar 8 mijë e 751 të regjistruar. Kurse, në programin e votimit të personave me nevoja të veçanta të regjistruar kanë qenë 3 mijë e 144 votues.

Sipas rezultateve preliminare, Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, fitoi zgjedhjet e 7 qershorit me 42.91 për qind të votave. Pas saj renditen Partia Demokratike e Kosovës me 21.08 për qind, Lidhja Demokratike e Kosovës me 17.60 për qind, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – që së voni ka vendosur të njihet me emrin Aleanca – me 7.17 për qind dhe Lista Serbe me 6.17 për qind. Këto ishin zgjedhjet e treta në më pak se një vit e gjysmë. Votimet e 7 qershorit u mbajtën pasi legjislatura e kaluar nuk arriti të kishte konsensus për zgjedhjen e presidentit brenda afateve kushtetuese. /REL/

Etiketat e lidhura

zgjedhje
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Europa League/ Juventus fiton në transfertën delikate ndaj Alkmaar, por vuan në fund
Para 5 orësh

Europa League/ Juventus fiton në transfertën delikate ndaj Alkmaar, por vuan në fund

Egnatia pëson humbjen e parë në Conference League, mundet në Rumani
Para 6 orësh

Egnatia pëson humbjen e parë në Conference League, mundet në Rumani

Kur nisin trenat Tiranë-Durrës? Ministri zbulon se kur do të udhëtojnë pasagjerët në linjën e re
Para 6 orësh

Kur nisin trenat Tiranë-Durrës? Ministri zbulon se kur do të udhëtojnë pasagjerët në linjën e re

Përplasje e ashpër në BBVK5, Anjeza shpërthen në lot pas pyetjeve të Nichit
Para 6 orësh

Përplasje e ashpër në BBVK5, Anjeza shpërthen në lot pas pyetjeve të Nichit

Më të lexuarat

1 Pas 150 ditësh protestë, studentët ndryshojnë strategjinë dhe marrin vendimin e fortë
4 Nëntor 2026, 18:23

Pas 150 ditësh protestë, studentët ndryshojnë strategjinë dhe marrin vendimin e fortë

2 Klodiana Lala zbulon se nga SPAK ka hetim të ri për Erion Veliajn
Para 7 orësh

Klodiana Lala zbulon se nga SPAK ka hetim të ri për Erion Veliajn

3 Kur nisin trenat Tiranë-Durrës? Ministri zbulon se kur do të udhëtojnë pasagjerët në linjën e re
Para 6 orësh

Kur nisin trenat Tiranë-Durrës? Ministri zbulon se kur do të udhëtojnë pasagjerët në linjën e re

4 Nazarko zbulon strategjinë e Veliajt
Para 7 orësh

Nazarko zbulon strategjinë e Veliajt

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.