FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zgjedhjet në veri të Kosovës, asnjë qytetar nuk ka votuar në Zubin Potok

Në katër qendra votimi në Zubin Potok, nuk ka votuar asnjë qytetar për zgjedhjet e parakohshme lokale në Kosovë. Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në qendrën e votimit në Veli Breg të Zubin Potokut janë të regjistruar 4.111 qytetarë me të drejtë vote.

Që nga hapja e kësaj qendre të improvizuar të votimit të vendosur në kontejner, asnjë qytetar nuk ka shkuar.

Situatë e njëjtë është edhe në qendrën e improvizuar të votimit në Bërnjak, në afërsi të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë. Sipas të dhënave të KQZ-së, në këtë qendër votimi mund të votojnë 629 votues.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?