Zv/kryeministri: Spektakli mbaroi, koha për marrëveshje konkrete

Zv/kryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, edhe në rolin e koordinatorit kombëtar të dy qeverive për mbikëqyrjen dhe zbatimin e marrëveshjeve mes Kosovës dhe Shqipërisë, në tryezën e organizuar nga Forumi Ekonomik mbarëshqiptar, tha se koha e spektakleve ka përfunduar dhe aktualisht është koha për marrëveshje konkrete.

”Ne kemi pesë vendime që janë marrë në mbledhjen e Pejës. Të pesë marrëveshjet janë në realizim e sipër. Pas kësaj mbledhje kemi krijuar grupe punuese për të përcjellë sa po realizohen ato marrëveshje. Kosova dhe Shqipëria do ta ketë çmimin më të lirë nga 15 qershori përkatësisht nga 1 korriku dhe qytetarët tonë nuk do të paguajnë atë çmim. Nga tani ka filluar njohja e patentë-shoferëve. Sa i përket qarkullimit të qytetarëve në pikën kufitare Morinë- Vermicë, kanë qenë disa probleme teknike për qarkullim të njerëzve në pikën kufitare dhe në bashkëpunim të ngushte ministritë përkatëse do t’i largojnë ato pengesa të cilat shkaktojnë telashe për të lëvizur”, ka thënë Limaj.

Më tej ai shtoi se taska e ”Rrugës të Kombit” penalizon bizneset kosovare. ”Na thoni çfarë pengesa keni, jemi të gatshëm t’i heqim. Ka disa barriera mes dy vendeve që duam t’i heqim sa më shpejt. Ata janë barrirat më të mëdhaja me të cilat hasen institucionet tona. Ka disa masa që qeveria shqiptare e mbron prodhimin e saj vendor me disa ligje që të prekë e prodhimin e Kosovës. Tregjet tona duhet t’i shohim si treg të përbashkët”.

Apeli i tij është që bizneset e dy vendeve tona të gjejnë interesat e përbashkëta dhe se qeveria e Kosovës zotohet se do të eliminojmë çdo pengesë burokratike. ”Ne do të donim që bizneset tona të gjejnë interesat e përbashkëta dhe të bëjnë konzorciume për të synuar tregjet e treta. Koha e spektakleve ka përfunduar dhe të gjitha marrëveshjet e nënshkruara në mbledhjen e mbajtur në Pejë mes dy Qeverive, janë në realizim e sipër dhe se deri në fund të muajit qershor do të nisin së zbatuari të gjitha marrëveshjet”,-tha më tej Limaj.

Sa i përket marrëveshjes për njohje të certifikatave, ai ka bërë me dije se janë mbi 42 certifikata të cilat njihen në mënyre reciproke dhe çdo certifikate që lëshohet nga një agjenci në Tiranë dhe Prishtinë njihet anasjelltas. ”Çështja e skanerit dhe taksa e rrugës. Kem biseduar një kohë të gjatë për të parë si mund të dalim nga kjo situatë. Ne jemi të vetëdijshëm se Shqipëria ka obligime shtetërore, por ne mendojmë se për një vendim të keq të Kuvendit të Kosovës të mos vuajnë qytetarët e Kosovës dhe anasjelltas”, ka shtuar Limaj.

SHKARKO APP