KQZ hap thesin për 25 prillin, 85 lekë për çdo fletë votimi do të marrin 4 partitë

KQZ-ja ka përllogaritur vlerën për çdo fletë votimi në zgjedhjet e 25 prillit, ku pjesën më të madhe do ta marrë Partia Socialiste si forca që grumbulloi më shumë vota në 25 prill me plot 65,291,390 lekë. 85 lekë për çdo fletë do të marrin katër partitë që arritën të merrnin mandate. Forca e dytë është Partia Demokratike, por një pjesë të parave do të duhet ta ndajë me aleatët që i kishte brenda listës si PDIU, PR, PAA, PBDNJ, LZHK.

PARTITË DHE VOTAT E MARRA

Partia Socialdemokrate (PSD) 35,475 vota ose ndryshe 2,2479%
Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) 107.538 vota vota ose ndryshe 6,8143%
Partia Demokratike “Aleanca për ndryshim” (PD-AN) 622.187 vota vota ose ndryshe 39,4259%
Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) 768.134 vota vota ose ndryshe 48,6741%

Njoftimi i plotë

Në mbështetje të nenit 19, pika 1, shkronja “n” dhe pika 2, nenit 88, pika 2, të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar si dhe Vendimit nr. 21 datë 13.07.2021 të Komisionit Rregullator “Për shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, të datës 25 Prill 2021”, pas shpalljes së rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka detyrimin të përcaktojë me vendim vlerën në para të një vote të vlefshme.

Referuar nenit 88 pika 2, KQZ-ja, brenda 10 ditëve nga nxjerrja e rezultatit perfundimtar në shkallë vendi përcakton me vendim vlerën në para të një vote te vlefshme, duke pjesëtuar fondin e përgjithshëm të miratuar , me numrin e përgjithshëm të votave të vlefshme të grumbulluara nga partitë politike pjesëmarrëse në zgjedhje, që kanë marrë jo më pak se 1 për qind të votave të vlefshme në shkallë vendi. Komisioni Rregullator miratoi me Vendimin nr.21 datë 13.07.2021, rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Shqipërisë të datës 25 Prill 2021.

Në lidhjen nr.1 bashkëlidhur vendimit, përcaktohen votat e vlefshme dhe përqindja për cdo subjekt pjesëmarrës në zgjedhje ku rezulton se , partitë që kanë përfituar jo më pak se 1 % të votave dhe votat e vlefshme të grumbulluara prej tyre, janë si më poshtë: 1. Partia Socialdemokrate (PSD) 35,475 vota 2,2479% 2. Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) 107.538 vota 6,8143% 3. Partia Demokratike “Aleanca për ndryshim” (PD-AN) 622.187 vota 39,4259% 4.

Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) 768.134 vota 48,6741% Gjithsej vota të vlefshme 1 533 334 vota 2 Rruga Ibrahim Rugova Nr. 4 www.kqz.gov.al info@kqz.gov.al Tiranë 1007, Shqipëri Në bazë te nenit 180 pikës 4 të Kodit Zgjedhor të ndryshuar, në zgjedhjet e para pas hyrjes në fuqi të këtij ligji fondi nga Buxheti i Shtetit për financimin e partive pjesëmarrëse në zgjedhje përcaktohet se do të jetë 2 herë më i madh, se fondi i alokuar për zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2017.

Fondi i vënë në dispozicion në vitin zgjedhor 2017 ishte 65,000,000 lekë, pra rrjedhimisht u caktua që për vitin zgjedhor 2021 fondi i përgjithshëm i miratuar të ishte 130,000,000 lekë. Pjestimi i fondit të përgjithshëm të miratuar me numrin në total të votave të vlefshme të grumbulluara nga partitë politike pjesëmarrëse në zgjedhje që kanë marrë jo më pak se 1 për qind të votave të vlefshme në shkallë vendi sjell si rezultat vlerën në para të një vote të vlefshme 130,000,000 (njëqind e tridhjetë milion) lekë / 1,533,334 (një milion e pesëqind e tridhjetë e tre e treqind e tridhjetë e katër) vota = 84,78 ( ≈ 85) lekë.

SHKARKO APP