Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 09:08 Protesta e 24 tetorit/ 5 policë të plagosur, pezullohet efektivi i “Shqiponjave” Policia e Shtetit ka reaguar lidhur me protestën e 24 tetorit në Tiranë, e cila u shoqërua me përplasje dhe incidente në disa zona…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Komisioni i Posaçëm Parlamentar duhet të publikojë listën e mediave “të financuara nga Rusia”

Komisioni i Posaçëm Parlamentar duhet të publikojë listën e mediave “të financuara nga Rusia”

Aktualitet
E enjte, 14 Nëntor 2024 07:46
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Erion Braçe është deputet që vjen nga media dhe që kryeson Komisionin Parlamentar të Posaçëm për mediat që financohen ose bie pre e lojës së Kinës dhe Rusisë. Dje shefja e SHISH, Vlora Hyseni, ka folur me seriozitet në Komision, por ka paraqitur edhe një listë që sipas saj, ka influenca ruse, ose edhe me keq që financohen.

Pas dyerve të mbyllura thuhet se është dorëzuar një dokument “mediash online që vihen në dispozicion”

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Protesta e 24 tetorit/ 5 policë të plagosur, pezullohet efektivi i “Shqiponjave”

Protesta e 24 tetorit/ 5 policë të plagosur, pezullohet efektivi i “Shqiponjave”

Para 12 minutash
Kursi i këmbimit për sot, 25 tetor 2026

Kursi i këmbimit për sot, 25 tetor 2026

Para 1 ore
Moti këtë të dielë

Moti këtë të dielë

Para 1 ore

A duhet të besojmë se në Shqipëri ekziston një grupim mediash që paguhen ose i shërbejnë vendeve si Kina e Rusia, ose bien në mënyrë të pavullnetshme pre e tyre?

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Kështu mund të besohet dëgjon ato pak informacioneve që kanë rrjedhur nga Komisioni i Posaçëm “Për të koordinuar dhe mbikëqyrur të gjitha veprimet institucionale për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike të vendit”.

Në këtë komision, që është bojkotuar nga opozita, e cila e ka parë me dyshim si një gjueti shtrigash kundër fjalës së lirë, ka dhënë sot dëshminë e saj shefja e shërbimit sekret Vlora Hyseni. “Çeshtja nuk eshte a ka dezinformacion, por se si duhet prandaluar ai” tha ajo gjate fjales se saj ne pjesen e hapur per publikun.

Ndonëse në faqen zyrtare të kuvendit theksohet se “kjo seancë dëgjimore u zhvillua me dyer të mbyllura për shkak të informacionit të klasifikuar”, në deklaratën që dha para mediave kryetari i këtij komisioni, Erion Braçe, theksoi se SHISH-i kishte dorëzuar një listë të gjatë mediash që bien pre e dezinformimit dhe që janë përdorur për fushata manipulative. “Në informacionin që ka ardhur pranë Komisionit të Posaçëm të Kuvendit ka një listë të gjatë të mediave që bien pre, ashtu siç ka dhe një listë të gjatë tjetër mediash online që vihen në dispozicion”, u shpreh fillimisht Braçe.

Ky ka qenë në fakt edhe refreni që është dëgjuar që para votimit për ngritjen e këtij komisioni në mesin e prillit të këtij viti. Papritmas socialistët zbuluan se kjo influencë e huaj ishte shndërruar në një urgjencë për vendin. Vetë Rama publikoi një status ku kërkonte ecjen me shpejtësi në këtë rrugë. Ish-kryeparlamentarja Nikolla i dërgoi një letër diplomatit të lartë amerikan, James Rubin, i cili mbulon këtë fushë në vendin e tij, për të folur përpara kuvendit për të njëjtën çështje. Ndërsa TV-të pranë qeverisë njoftuan se në skanerin e komisionit të sapo ngritur do të kalojnë mediat on line, për të cilat, fiks siç u tha dhe sot, shërbimi sekret ka të dhëna që financohen në mënyra të errëta.

“Komisioni i Posaçëm do të zbatojë një qasje holistike dhe afatgjatë për adresimin e ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike, që mund të përfshijnë fushatat e dezinformimit në mediat tradicionale dhe sociale për të ndikuar në opinionin publik, mbështetjen financiare të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë për përpjekjet për dezinformim, shantazhimin ekonomik të aktorëve publikë dhe manipulimin e shoqërisë civile” thuhej në kërkesën e socialistëve për ngritjen e këtij komisioni.

Tani pas shtatë muajsh, sipas informacioneve të filtruara në publik, të cilat i referohen deponimit të shefes së shkikur Vlora Hyseni, rezultoka se ka media që bëjnë lojën e vendeve armiqësore me Shqipërinë kundër demokracisë së saj.

Pra lista e panjohur për të cilën aludohet se është dorëzuar këtë të mërkurë pranë komisionit përmban dhe Tv apo portalet që kanë ceduar në këtë drejtim. Pyetja që shtrohet është: a duhen mbajtur ato pas dyerve të mbyllura? Apo në të kundërt këto fakte duhen bërë publike në mënyrë që qytetarët të jenë vigjilentë ndaj këtyre influencave.

Sepse duke u sjellë kështu, në një komision me gjysma faktesh, që i bëjnë pis të gjithë, po pa përmendur asnjërin konkretisht, duket sikur kemi të bëjmë me një fushatë propagandistike kundër lirisë së fjalës, përmes njollojses të të tërëve.

Fakte të tilla nuk ka pse ruhen pas dyerve të mbyllura duke u mbajtur sekret dhe përdorur si shantazh. Madje më e mira e nismave të tilla është që ato të denoncojnë me prova në sytë e publikut që ai të jetë sa më pak i prekshëm ndaj kësaj propagande.

Ama e kundërta është e liga dhe e ulët. Duke përhapur thashetheme se ka infuencë ruse, apo kineze në media dhe duke mos dhënë asnjë provë, kjo mund të shërbejë si alibi për nisjen e një fushate kundër atyre zërave që atrikulojnë gjëra që nuk i pëlqejnë pushtetit.

Ndaj publikoni listën për publikun!

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Protesta e 24 tetorit/ 5 policë të plagosur, pezullohet efektivi i “Shqiponjave”
Para 12 minutash

Protesta e 24 tetorit/ 5 policë të plagosur, pezullohet efektivi i “Shqiponjave”

Me karrige druri dhe jastëkë të kuq, kryeministri Rama nuk heq dorë nga dialogu me studentët
Para 59 minutash

Me karrige druri dhe jastëkë të kuq, kryeministri Rama nuk heq dorë nga dialogu me studentët

Monika Kryemadhi sërish në Big Brother? Ja si u përgjigj në “Goca dhe Gra”
Para 1 ore

Monika Kryemadhi sërish në Big Brother? Ja si u përgjigj në “Goca dhe Gra”

Obama sulmon Trumpin ndërsa bën fushatë për Demokratët para zgjedhjeve afatmesme
Para 1 ore

Obama sulmon Trumpin ndërsa bën fushatë për Demokratët para zgjedhjeve afatmesme

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 12 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 12 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

3 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 15 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 14 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.