14 vjet në burg, 44-vjeçari vret veten në qeli
Një 44-vjeçar është vetvarur brenda ambienteve të qelisë ku vuante dënimin në Durrës. Roland Hasani ka humbur jetën humbur jetën në spitalin rajonal të Durrësit.
Mësohet se ai vuante dënimin 14 vjet burg për veprën penale të vrasjes. Dyshohet se vetvarja është kryer në kushte të rënduara, ku personi në fjalë vuante edhe nga probleme të shëndetit mendor.
Ngjarja ka ndodhur në dhomën e tij në burgun e Durrësit. Në dhomë ka qenë edhe një tjetër i dënuar, por që në ato momente ka qenë në gjumë.