16 vite burg për autorin e vr*sjes së Martinit, gazetarja: Prindërit e Marios duhet të dënohen

Mario Përlleshaj, autori i vrasjes së Martin Canit, u dënua me 16 vite burg, teksa babai Ëngjëll Cani thotë se shkolla është shkaku i parë i kësaj ngjarjeje, pasi nuk i ka dërguar asnjë mesazh as për ta lajmëruar për sherrin që kishte ndodhur mes tyre.

“Shkolla është shkaktari i parë i kësaj ngjarje. Unë shkollën e kisha 5 minuta larg nga puna ku punoja. Një mesazh mund të shpëtonte jetë. Unë mund të shkoja ta merrja djalin. Një mesazh i tyre mund të kishte shpëtuar një jetë”, tha për ”Shqipëria Live”. Gazetarja Kristi Gongo tha se prindërit janë po aq fajtorë sa vetë autori, teksa përmendi një shembull real që ka ndodhur në SHBA.

“Unë do të vlerësoja me shumë rëndësi duke marrë parasysh një rast që ka ndodhur në Miçigan, ku një 15-vjeçar vrau shokët e klasës. Bëhet fjalë për katër marrje jetë në moshën 15-vjeçare. Unë do të doja që drejtësia jonë të merrte këto shembuj, për çfarë e kam fjalën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për të gjykuar edhe prindërit e autorit të vrasjes së Martinit. Për mua janë po aq fajtorë sa vetë autori. Bëhet fjalë për një fëmijë që sikundër është gjykuar në rastin amerikan. Ata janë konsideruar prindër që kanë dështuar në prindërimin e tyre. Prindërit e autorit u dënuan me 10 vite vrasje të pavullnetshme megjithëse ata nuk e kanë shkrepur armën”, tha gazetarja Kristi Gongo.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?