16 vite burg për të miturin që vrau Martin Canin, aktivistja: Drejtësia ka në fokus parandalimin, jo ndëshkimin

Gjykata e Tiranës dënoi me 16 vite burg 15-vjeçarin Mario Përlleshajn, autorin e vrasjes së Martin Canit dhe plagosjen e Luis Meçjas. Aktivistja e të drejtave të njeriut, Voltiza Prendi tha se në raste të tilla tragjike, dhimbja e familjes së viktimës nuk mund të shuhet me një vendim gjykate, por sistemi i drejtësisë për të mitur ka si qëllim parandalimin e rasteve dhe jo ndëshkimin

“Sipas drejtësisë për të mitur, masat janë parandaluese dhe korrigjuese, jo ndëshkuese me dënime maksimale”,-u shpreh Prendi, duke shtuar se në këto situata nuk ka vetëm një familje të lënduar. “Edhe familja e autorit ka humbur dhe është e dëmtuar”. Ajo theksoi se në rrënjë të problemit qëndron mungesa e edukimit dhe e kulturës digjitale në familjet shqiptare. Sipas saj, prindërit shpesh nuk vendosin kufizime të përdorimit të ekranit, çka i ekspozon të miturit ndaj gjuhës agresive dhe përmbajtjeve të rrezikshme online

“Gabim është mungesa e edukimit, ne si prind nuk kemi ditur të edukojmë fëmijën si të jetë i kujdesshëm në rrjetet sociale dhe kjo për shkak se nuk jemi brezi i këtyre rrjeteve. Prindërit nuk bëjnë reduktim kohor përdorimit të ekranit dhe ai të mos jetë i ekspozuar nga një gjuhë agresive në rrjete sociale. Familjet e sotme nuk kanë kulturën ndaj digjitalizimit dhe nuk di si ta mbrojë dhe edukojë në lidhje me rrjete sociale dhe zhvillimin teknologjik”, tha Prendi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?