FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

21 janari, Koçi: Justifikojnë bindjet e PS-së, Berisha përgjegjësi në tre plane

Pas 12 vitesh, çështja e dhimbshme e 21 janarit po hapet sërish nga disa audio-përgjime që së fundi duket sikur tregojnë për një urdhër direkt Gardës për të goditur protestuesit.

Sipas deputetit të PS-së, Petro Koçi, audio-përgjimi justifikon bindjen e PS për paaftësinë e drejtësisë për t’i shkuar deri në fund asaj ngjarje.

”Ish-kryeministri Berisha nuk është marrë kurrë në pyetje, dhe ka përgjegjësi në 3 plane, sepse ka fshirë serverat, për të fshirë provat mbi gjithçka ka ndodhur rreth kryeministrisë, dhe sepse pengoi prokurorinë e përgjithshme të merrte në pyetje operativët e Gardës. E treta është e përbërë nga deklaratat e tij, ku ka deklaruar edhe se ai do të merrte vetë snajperin ndaj Edi Ramës duke deklaruar për njerëz me çadra-pistoleta, ndërkohë që sot deklaron se audio përgjimet janë fals dhe i ka bërë Ardi Veliu, pra Berisha duhet të japë shpjegime edhe për këto”, thotë ai në “Debat”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?