24-vjeçari humb kontrollin, përplaset me 4 automjete të tjera
Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Kavajës. Rreth orës 19:30, në rrugën “Josif Budo”, shtetasi F. K., 24 vjeç, banues në Kavajë, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit që po drejtonte dhe për pasojë ka goditur 4 automjete të parkuara anës rrugës. 24-vjeçari ka pësuar dëmtime të lehta dhe është transportuar në spital për kontroll mjekësor, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
KOHA JONË SONDAZH

