29-vjeçarja hipi në trotuar me makinë, policia: Tre këmbësorë u plagosën

Policia e Shtetit informon se një shofere 29-vjeçare ka plagosur me makinë 3 këmbësorë. Ngjarja ka ndodhur këtë mbrëmje në zonën e ”Kodrës së Diellit”. ”Më datë 15.08.2022, në afërsi te “Kodra e Diellit”, shtetasja D. G., 29 vjeçe, duke drejtuar mjetin ka aksidentuar këmbësorët B.H, 60 vjeç, V.H, 57 vjeçe dhe A.T, 27 vjeçe, të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”.

SHKARKO APP