3 pistat e zhdukjes së Ervis Martinajt

Ditën e sotme mediat lajm kryesor të kronikës kanë emrin e shumë të kërkuarit nga Policia e Shtetit, atë të Ervis Martinajt. Ky i fundit ka 3 ditë që nuk ka asnjë konakt me familjen. Ndaj edhe është bërë një denoncim në Policinë e Kurbinit, kjo ditën e djeshme nga familjarë të Martinajt, përkatësisht nga xhaxhi i tij, Faik Martinaj.

Por çfarë ka ndodhur me të vërtetë me Martinajn? Duke qenë se është i shumëkërkuar edhe nga autoritetet, por edhe nga rivalët e tij, nuk përjashtohet as pista e inskenimit. Xhaxhai i tij mësohet të ketë thënë se ata janë njoftuar nga një i afërm që edhe me ta Martinaj ka humbur kontaktet. Familja është e shqetësuar se mund t’i ketë ndodhur diçka e keqe nga grupe kriminale që kërkojnë ta eliminojnë.

Por është me të vërtetë i zhdukur një person që kërkohet nga Policia? Nëse siç xhaxhai pohoi, se kanë pasur komunikim, a nuk preken ata nga ligji që fshehin një person që Policia e kërkon? Pikëpyetjet janë të shumta, por pistat janë 3. Martinaj me të vërtetë është në drejtim të paditur, rivalët e kanë gjetur, ose është një inskenim që personazhi të humbasë nga sytë e policisë dhe të rivalëve.

Sigurisht që Policia është e dyzuar për mënyrën sesi do ta referojë këtë ngjarje në prokurorinë e Kurbinit. Statusi i Martinajt është ai i një personi në kërkim ndërkombëtar dhe ndaj tij ka një urdhër-arresti nga SPAK.

Ervis Martinaj është në kërkim ndërkombëtar me urdhër të SPAK, pas dëshmive të të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani i cili ka thënë se Martinaj e kishte paguar për të vrarë Indrit Doklen. Ai ka thënë se 500 mijë euro do paguante Ervis Martinaj për këtë vrasje. Ky është ndër rastet e para që një i kërkuar nga Policia, të kallëzohet si i zhdukur.

SHKARKO APP