30 mijë lekë shpërblim për punonjësit e Policisë, pagë të plotë shtesë për ata që kanë kryer detyra të rëndësishme

Punonjësit e Policisë së Shtetit kanë përfituar shpërblime financiare, pas një vendimi të marrë rreth 10 ditë më parë nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda. Sot fondet kanë kaluar në bankë për të gjithë përfituesit.

Çdo punonjës policie ka përfituar nga 30 mijë lekë (të reja) shpërblim. Efektivë të veçantë që kanë kryer detyra të rëndësishme dhe angazhime specifike kanë marrë një pagë të plotë shtesë.

Risi në këtë vendim është edhe përfshirja e punonjësve civilë brenda Policisë së Shtetit, të cilët për herë të parë kanë përfituar një rrogë të plotë shpërblim. Po ashtu, burimet konfirmojnë se është kryer pagesa e plotë edhe për orët e natës, orët suplementare, dietat dhe përfitime të tjera financiare të prapambetura, duke mbyllur detyrimet ndaj punonjësve të policisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?