”42-vjeçari u vra në qendrën e UNESCO-s”, deputeti i PD: Autori ka bërë vra*sje para 30 vitesh
Autori i vrasjes së turistit në kalanë e Beratit ishte një person me precedentë të mëparshëm penalë për vrasje. Lajmin e dha deputeti demokrat i këtij qarku, Zija Ismaili sipas të cilit, 63-vjeçari Kristo Mema ka kryer vrasje para 30 vitesh në qytetin e Beratit.
“Si mund të shkojë një turist në një qyet që ka një pasaportë të UNESCO-s ku kryetari i bashkisë e la përgjysmë projektin e këtij qyteti dhe të lejosh që një person me një kalë me një të kaluar tërësisht kriminale, t’u shërbejë turistëve nga e gjithë bota dhe turistëve nga Shqipëria dhe në fund jemi në këtë përfundim kaq tragjik. Një person me precedent penal të mëparshëm i cili ka bvërë vrasje para 30-vitesh në qytetin e Beratit dhe sot ushtron profesion me kalë për t’u shërbyer njerëzve në Kalanë e Beratit”.
Duke sjellë në vëmendje ngjarjen e cila degjeneroi në vrasje pas konfliktit për shkak të një kali që përdorej për shëtitje turistike në kalatë e qytetit, deputeti demokrat apelon se kalaja e Beratit nuk ka nevojë për njerëz me kalë por për ciceronë që t’u tregojnë trashëgiminë kulturore turistëve. Teksa përmend të gjitha ngjarjet e rënda kriminale që ndodhën këtë të martë, Ismailaj thekson se kjo është një situatë alarmante që tregon nivelin e lartë të pasigurisë në vend, ndërsa akuzon qeverinë që e ka çuar shoqërinë në dëshpërim dhe shpopullim.
“Pasiguria ka shkuar në elementët e dëshpërimit të thellë të njerëzve dhe është reflektuar më shpopullim. Jemi në këto kushte. Rinia është në kushte tragjike, si mund të humbë jetën një 17 vjeçar? Si mund të vritet një turist në qendrën botërore të kulturës në kalanë e Beratit. A mund të pranojmë që djali të vrasë babanë. Është e tmerrshme. Është një shoqëri që është në krizë identiteti total. Nuk është faji i qytetarëve, por i keqqeverisjes që ka prodhuar këto konflikte të kësaj shoqërie duke çuar në këtë nivel dëshpërimi këtë shoqëri”.
KOHA JONË SONDAZH

