FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

51-vjeçari vri*et, nipi e gjen të pajetë brenda banesës

Një person dyshohet se është vrarë me thikë mbrëmjen e kësaj të mërkure në Durrës. Viktima është Valbon Beqiraj 51 vjeç. Ky i fundit është gjetur i vdekur brenda banesës në katin e 4 të pallatit në lagjen nr.12 nga nipi i tij. Ky i fundit lajmëroi më pas policinë. Nga kqyrja paraprake, dyshohet se viktima nuk ka humbur jetën për shkaqe natyrale, por është goditur me thikë. Në vendngjarje ndodhet policia që ka bërë rrethimin e zonës dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e krimit. Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat dhe për të identifikuar autorin/ët.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?