60-vjeçari u vra për qentë

Nestir Sotiri mbeti viktimë e një sherri me thika mbrëmjen e së hënës në Maliq, ku autor është Velo Azisllari i cili ka mbetur i plagosur. Fqinjët tregojnë se shkak i konfliktit mes dy fqinjëve dyshohet të kenë qenë sherri për qentë që autori Azisllari ka në shtëpi. Ata shprehen se qentë janë bërë edhe herë të tjera problem në zonë, madje banorët e kanë denoncuar në një emision investigativ.

“Ata qentë e tij kanë qenë problem. Dy herë që e kam bërë këtë rrugë të hidhen në kokë. Këtë e ka marrë edhe STOP, fshatarët e kanë akuzuar te STOP. Ka pasur probleme më para, por nuk e dimë. Nuk e kemi marrë vesh që të kenë ndonjë konflikt kaq, dy vite kemi që jemi kthyer nga Greqia”, shprehen fqinjët.

Po ashtu i shokuar nga ngjarja ka mbetur edhe vëllai i autorit, i cili i sapo kthyer nga Greqia. “Nuk di asgjë unë jetoj në Greqi. Nuk kam forcë kurajë të llafos. Erdha për pushime ndodhi kjo gjëja. Nuk them dot asgjë. Vëllain kam një muaj që kam ardhur vetëm njëherë e kam parë. Me blektori me tregti. Nuk kam fjalë, nuk shprehem dot. Fshatarë. Në vitet që unë kam qenë këtu, shumë shokë, shumë të dashur të respektuar. Nuk gjej fjalë të shprehem. Isha në gjumë, kur e shikon gruaja në televizor, hajde pak më thotë“.

SHKARKO APP