81-vjetori i çlirimit të Fierit! Kryetari i veteranëve: Sakrifica dhe vepra e 447 dëshmorëve meriton mirënjohje

Këtë të mërkurë u mbajt ceremonia jubilare e 81-vjetorit të çlirimit të Fierit, ku u vendosën kurora me lule pranë monumentit kushtuar kësaj dite historike.

15 tetori do të mbetet në kujtesë si dita e çlirimit të Fierit, dita më e rëndësishme për këtë qark. Kryetari i veteranëve Vangjel Ndreko, vlerësoi kontributin e dëshmorëve të rënë për atdheun.

“Sakrifica dhe vepra e 1,900 partizanëve të kësaj zone, prej të cilëve 447 ranë dëshmorë, meriton mirënjohjen dhe vlerësimin e të gjithëve”, tha kryetari veteranëve, Vangjel Ndreko.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të pranishëm në këtë ceremoni kanë qenë edhe Ceno Klosi dhe deputetë të tjerë, familje dëshmorësh dhe dhjetëra qytetarë. Me këtë rast u zhvillua edhe një koncert nga nxënësit e shkollave të qytetit.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?