9 vite në arrati, kapet në Kolumbi bosi shqiptar i drogës
Autoritetet kolumbiane kanë arrestuar një shqiptar të kërkuar nga Interpoli. 62-vjeçari Genti Krasniqi, është arrestuar në qytetin Tunja të Kolumbisë ndërsa përpiqej të rinovonte pasaportën për t’u larguar nga vendi. Ai ka qenë në arrati për 9 vite, që nga shpallja në kërkim nga autoritetet italiane në vitin 2016.
Në vitin 2016, Prokuroria e Milanos në Itali zbuloi se një apartament luksoz në atë qytet po përdorej nga një çift (një grua e re italiane dhe një burrë shqiptar) për të fshehur ngarkesat e heroinës që vinin nga Tirana. Edhe pse të dy u kapën, burri arriti të largohej nga Italia dhe u bë i arratisur. Që atëherë, ai është kërkuar nga Interpoli, i cili lëshoi një njoftim të kuq janarin e kaluar dhe njoftoi homologët e tij në Kolumbi.
Edhe pse kishte indikacione se shqiptari ishte zhvendosur në Amerikën e Jugut, në Milano ishte një surprizë që ai ishte gjetur 8,900 kilometra larg, në qytetin e ftohtë të Tunjës. Zyrtarët kolumbianë të Imigracionit e identifikuan menjëherë atë dhe nisën një operacion për ta kapur. Krasniqi u prezantua si turist në Kolumbi, por autoritetet zbuluan identitetin e tij dhe e ndaluan. Italia ka kërkuar tashmë ekstradimin e tij
Në Boyacá, ai u prezantua si turist i huaj, por gazeta “EL TIEMPO” e gjeti emrin e tij në të dhënat e gjykatës që e identifikonin atë si anëtar të një rrjeti trafikimi droge që përdorte prostituta për t’i transportuar ato nëpër Evropë. Sipas gazetës bosi shqiptar i drogës hyri në vend në vitin 2023 dhe qëndroi në Bogota dhe qytete të tjera alternative. /A2cnn/
KOHA JONË SONDAZH

