A duhet të vaksinohen personat që kaluan COVID-19? Përgjigjet Alimehmeti

Mjeku Ilir Alimehmeti ka thënë ditën e sotme se të vetmit që duhet të bëjnë vaksinën edhe pse kanë kaluar COVID-19 janë të moshuarit dhe të sëmurët rëndë.

Sipas tij, këto kategori nuk arrijnë dot të kenë përgjigje imunitare, ndërkohë për të rinjtë thotë ai s’ka arsye.

Po ashtu Alimehmeti shpjegon në News24 se si një person që ka kaluar COVID_19, ka antitrupa të cilët riaktivizohen dhe përgjigjen në momentin kur virusi hyn sërish në organizëm dhe përgjigjia imunitare është e menjëherëshmme.

PYETJA: A duhet ta bëjmë vaksinën? A duhet bërë vaksina për personat që e kanë kaluar COVID-19?

ILIR ALIMEHMETI: Çfarë dimë ne për një virusi? Kushdo që e ka kaluar çdo virus nuk ka pasur nevojë për vaksinë, apo vaksinimi nuk u ofron më shumë mbrojtje. Nëse ky është i pari në histori dakord, por nuk është i fundit.

Ku është SarsCov-2, që do të thotë se ka pasur SarsCov-1. Personat që e kanë kaluar SarsCov-1, janë ende imunë, kujtoj s’ka pasur vaksinë për atë.

Kalojmë tek SarsCov-2, ju sfidoj të gjeni një vend për statistika për riinfektimet. Ka riinfektime. Të shohim ku ka statistikë për këtë. Studimi më i madh është bërë në mars nga Izraeli, është lider i vaksinimit, ka vetëm një vaksinë. Studioi të gjithë popullatën mbi 16 vjeç. Në rezultatet e tyre, nxori se ngrihe pikëpyetja për vaksinimin e personave të riinfektuar. Tashmë ka dalë një tjetër studim. Përfundimi është, imuniteti natyror zgjat shumë më shumë se vaksinimi.

PYETJA: Sa muaj zgjat imuniteti natyror?

ILIR ALIMEHMETI: Ne flasim për të dokumentuar, i sigurtë. Kjo varet, se kur flasim për mesataren, ka individë që dalin nga mesatarja. Edhe te riinfektimet është e lartë. S’kanë sistemin imunitar të fuqishëm që të arrijnë përgjigje imunitare që zgjat. Janë të moshuarit dhe të sëmurët rëndë, me kancer etj që nuk arrijnë dot të kenë përgjigje imunitare ku duhet. Edhe pse e kanë kaluar, duhet menduar vaksinimi, janë ndoshta të vetmit. Për të rinjtë nuk gjen arsye biologjike. Vaksina të njeh vetëm me spajkun, atë të çan, ndërkohë që një person që e ka kaluar ka njohur virusin. Ka shumë më tepër zona ku e sulmon, imunitati është shumë më i gjerë. Duhet të jemi me këmbë në tokë, nuk e njohim natyrën plotësisht.

PYETJA: Dikush që e ka kaluar COVID por ka numër minimal antitrupash?

ILIR ALIMEHMETI: Numri i antitrupave s’ka vlerë praktike, bëhen për të bërë diagnozën. Bëhet analiza a ishte vërtet SarsCov2. Duhe shpjeguar, kur një person ka infeksion të lehtë, ngre një ushtri antitrupash për ti bërë ballë, kur ka infeksion të rëndë, lufta është shumë e madhe. Trupi ngre aq antitrupa sa i duhet. Kur ka pak ushtarë pse duhet të kesh ushtri të madhe. Ky proces, këtyre njerëzve i ka njohur me virusin, pasi ikën virusi bien antitrupat, por ke disa oficerë gati, nëse rihyn armiku i njohur ringrejnë aq ushtri sa i duhet. Po të shihni, ata që janë vaksinuar reagojnë edhe më fort. E njohin, i ngjan me virusin dhe menjëherë reagojnë.

SHKARKO APP