A po e heton SPAK-u Ramën? Altin Dumani jep përgjigje në Kuvend, Berisha ndërhyn nga vendi

Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani vijon që të raportojë në Kuvend punën e Prokurorisë së Posaçme gjatë vitit 2024. Gjatë fjalës së Dumanit teksa po u përgjigjej pyetjeve të deputetëve, ka ndërhyrë ish-kryeministri Sali Berisha. Kryedemokrati u ngrit nga vendi duke kërkuar që Dumani të lexojë pyetjet një për një në mënyrë që t’u përgjigjjet më pas atyre.

Nga ana tjetër, reagimit të Berishës i është përgjigjur kryeparlamentari Niko Peleshi, i cili ka kërkuar vijimin e seancës normalisht. Më pas Dumani lexoi pyetjet e deputetit demokrat Luçiano Boçi, mes të cilave ai e pyet se përse kryeministri Edi Rama nuk është marrë nën hetim nga SPAK.

“Pse Edi Rama është shpallur i paprekshëm nga SPAK?”, ishte një prej pyetjeve të Boçit drejtuar Dumanit. Nga ana tjetër, Dumani iu përgjigj se aktualisht Prokuroria e Posaçme nuk e ka proceduar penalisht Edi Ramën, ku renditi edhe disa argumenta. “Nuk kemi nisur procedim penal ndaj Ramës”, tha mes të tjerash Dumani.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?