Agjenti ”besnik” i Martinajt

Agjenti i Drejtorisë së Forcës Operacionale, Jeton Lami ka pasur kontakte dhe shoqëri me biznesmenin Ervis Martinaj, i cili është shpallur në kërkim nga SPAK-u. Për këtë shtetas është regjistruar dhe një procedim penal ”për rrëmbim”, pasi familjarët kanë denoncuar zhdukjen në Polici.

28 vjeçari e ka transportuar Martinajn disa herë nga Lezha në Laç apo në Shkodër gjatë kohës që ai ka qenë në kërkim. Edhe pse e dinte se biznesmeni i basteve ishte në kërkim, është shoqëruar me të dhe e ka ndihmuar të lëvizë në disa qytete.

Një tjetër efektiv dyshohet se është përfshirë në të njëjtën veprimtari. Një specialist i Forcave RENEA është larguar nga Reparti elitë i Policisë shqiptare dhe është “degdisur” në një Komisariat periferik.

Emri i tij nuk bëhet me dije pasi institucionet ligjzbatuese nuk e kanë faktuar ende plotësisht rolin e tij në shoqërimin e një personi me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

SHKARKO APP