Akset në Qafë Thore, Vermosh dhe Theth përfshihen nga bora. Policia: Përdorni goma dimërore e zinxhirë

Akset në Qafë Thorë, Vermosh, dhe në Theth janëë zbardhur në reshjet e borës.

Strukturat operacionale janë angazhuar në terren. Në zonat me fluks të lartë lëvizjeje dhe në zonat ku ka prezencë dëbore dhe ngrice është shtuar patrullimi nga shërbimet e policisë rrugore.

Policia i bën apel drejtuesve të automjeteve të përdorin goma dimërore e zinxhirë. Në Qafë Thore trashësia e dëborës arrin rreth 15 cm dhe qarkullimi vijon pa probleme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?