Aksident i rëndë, 27-vjeçarja dërgohet në spitalin e Traumës

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në aksin rrugor Milot-Mamurras, ku një 27-vjeçare ka mbetur e plagosur.

Policia bën të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:20, ku shtetasja K.P., 27 vjeçe ka humbur kontrollin e automjetit tip “Volkswagen” duke dalë nga rruga dhe është përplasur me barrierën anësore.

Drejtuesja e mjetit është transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë, paraprakisht jashtë rrezikut për jetën.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?