Aksident i rëndë në aksin Peqin-Elbasan, i riu dërgohet me urgjencë drejt Traumës

Një aksident i rëndë rrugor është shënuar paraditen e sotme në aksin Peqin–Elbasan, ku si pasojë një i ri ka mbetur i dëmtuar rëndë.

Sipas informacionit zyrtar, automjeti që drejtohej nga shtetasi M. A., 43 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen M. F., 26 vjeçe. Nga përplasja, drejtuesi M. A. ka pësuar dëmtime të rënda dhe është transportuar me urgjencë në Spitalin e Traumës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë, shtetasja M. F. ka pësuar dëmtime të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në një rast tjetër, specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin F. M., 43 vjeç, i cili u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit, ndërsa Policia Rrugore apelon për respektimin e rregullave të qarkullimit dhe shmangien e drejtimit të mjetit nën efektin e alkoolit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?