Aksident i rëndë në autostradën Mamurras-Milot. Makina përplas për vdekje një grua dhe largohet nga vendi i ngjarjes

Një aksident me vdekje raportohet të ketë ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Mamurras-Milot. Mësohet se një automjet ka përplasur një grua pranë mbikalimit të Patokut duke e lënë të vdekur në vend.

Drejtuesi i mjetit është larguar menjëherë. Viktima nuk është identifikuar ende, ndërsa policia e grupi hetimor janë ne vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë.

Paraprakisht dyshohet se viktima ka prerë rrugën gjatë kalimit nga një krah në krahun tjetër.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?